21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Mbrojtja e Mustafës ka afat deri më 3 shkurt të dorëzojë ankesën në Apel

Në çështjen gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndaj të dënuarit Salih Mustafa, aktgjykim ky i shpallur nga trupi gjykues më 16 dhjetor 2022, avokatët mbrojtës të tij, kërkuan zgjatje të afatit për dorëzimin e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, më 3 janar 2023, ka caktuar Panelin e Gjykatës së Apelit, që përbëhet nga gjykatësja Mishel Pikar, gjykatësi Kai Ambos dhe gjykatësja Nina Jorgensen.

Megjithatë, trupi gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e avokatëve të Mustafës, dhe autorizoi mbrojtjën, por edhe prokurorinë, që të dorëzojnë njoftimet për Gjykatën e Apelit, nëse kanë, brenda 3 shkurtit 2023.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar të premten nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.

“Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, duke shtuar se krimet janë kryer ndaj shqiptarëve.

Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky njëherësh është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë. Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...