15 C
Pec
E diel, 1 Tetor, 2023

Mbushen rrugët e Beogradit: Mijëra persona protestojnë kundër dhunës e kërkojnë largimin e Vuçiqit

Në Beograd po mbahet protesta e katërt “Serbia kundër dhunës” pas dy tragjedive të ndodhura para pak ditësh. Gjithashtu partitë opozitare janë duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në pamjet e publikuara nga mediat serbe shihet një pjesëmarrje masive në këtë protestë që ka nisur para Kuvendit të Serbisë pak pas orës 18:00 dhe ka vazhduar pastaj deri tek ndërtesa e televizionit publik serb.

Protestuestit serbë kanë mbushur rrugët e Beogradit edhe përkundër motit me shi.

Ranka Kashikoviq ka qenë ajo që ka mbajtur fjalimin hapës në këtë protestë të katërt.

Kjo protestë masive e opozitës serbe vjen një ditë pas tubimit të Aleksander Vuçiqit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...