6 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Mbyllen 11 lokale të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës-përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit, gjatë javës së kaluar ka zhvilluar 30 aktivitete të cilat kanë rezultuar me mbylljen e 11 lokaleve të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e zhvilluan duke mos iu përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë prej 54 mijë euro, ku ndër të tjerash është bërë edhe konfiskimi i dy pajisjeve të kësaj veprimtare.

E gjitha kjo sipas ATK-së është mundësuar nga vizitat e rregullta në teren, si dhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët.

Tutje ATK ka bërë thirrje në drejtim të qytetarëve që të raportohen rastet ku dyshohet se ushtrohet veprimtaria e lojërave të fatit, jashtë ligjshëm

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...