25.6 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Mbyllen 8 institucione shëndetësore

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se këtë javë janë mbyllur tetë institucione shëndetësore private. Sipas tij, ato operonin pa licencë.

Në një njoftim në Facebook, Vitia ka lavdëruar punën e Inspektoratit Shëndetësor në këtë aspekt. Sipas tij, falë punës së këtij inspektorati, po garantohet respektimi i ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Nuk është dhënë sqarime se për çfarë institucionesh bëhet fjalë.

“Si pjesë e inspektimeve të rregullta, këtë javë që po e lëmë pas janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licencë. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme”, ka shkruar ai në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...