6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Mbyllet afati i Thirrjes – ‘Hidrodrini’ fillon me procedimin e konsumatorëve borxhlinjë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka njoftuar se sot, më 5 Shkurt 2024 është mbyllur afati dymujor i thirrjes për pagesa të borxheve dhe riprogramin, ndërsa ka filluar procedimi i konsumatorëve borxhlinjë.

‘Të gjithë mekanizmat e KRU ‘Hidrodrini’, të prirë nga Inspektorët e kompanisë, nga sot janë në funksion të zbatimit të detyrave për procedim të konsumatorëve borxhlinjë, si nga ekonomitë biznesore ashtu edhe ato familjare.’-thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj kompanie, dërguar mediave sot.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Mbyllet afati i thirrjes për pagesa të borxheve dhe riprogramin – Fillon procedimi i konsumatorëve borxhlinjë

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena ka zhvilluar takim me Departamentin Financiar (ZKF), Departamentin Teknik, ate Komercial, Inspektorët, Zyrën për Media, Sektorin e TI-së dhe mekanizma relevant të kompanisë ku janë konstatuar objektivat e fushatës dy mujore të Thirrjeve për shlyerje të borxheve dhe riprogramim.

Duke konkluduar njëzëri se fushata ka arritur objektivat e veta, është vendosur që nga sot, të filloi procedimi i konsumatorëve borxhlinjë.

Të gjithë mekanizmat e KRU ‘Hidrodrini’, të prirë nga Inspektorët e kompanisë, nga sot janë në funksion të zbatimit të detyrave për procedim të konsumatorëve borxhlinjë, si nga ekonomitë biznesore ashtu edhe ato familjare.

KRU ‘Hidrodrini’ falënderon konsumatorët që i janë përgjigjur fushatës dy mujore, njëkohësisht konsumatorët që kanë ngecur prapa në fushatë ftohen për pagesë të borxhit.;-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...