21.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Mbyllet grupi “AlbKings”, shtatë të arrestuar deri më tani

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka mbajtur konferencë për media lidhur me rastin e njohur në opinion si “AlbKings”.

Prokuroria ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve janë administratorë të këtij grupi.

Në mesin e të arrestuarve është edhe F.P i cili është edhe administratori kryesor dhe krijuesi i këtij grupi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi tha se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë dhe arrestoj të gjithë kryerësit e veprës së penale vjedhjes së identitetit.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët kemi arritur që këtë rast delikatë të arrestojmë brenda një afati të shkurt kohor të dyshuarit”, tha Gashi.

Ai shtoi se marrë parasysh se rasti vazhdon të jetë në hetim, ka gjasa që rasti të zgjerohet edhe në pista tjera.

Zëvendësprokurorja Erza Bajrami Kastrati bëri të ditur se ky grup është mbyllur përfundimisht.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...