9.5 C
Pec
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Mbyllet konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj, aplikuan 1 mijë e 658 persona

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas Maqedoncit, nga 300 vende të hapura, kanë aplikuar 1 mijë e 658 persona

“Me përfundimin e këtij procesi të rekrutimit do të arrijmë numrin total prej 2271 të rekrutuarve. Pra, brenda katër viteve pothuajse po dyfishojmë numrin e ushtarakëve të FSK-së. Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit.”, ka shkruar Maqedonci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...