4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Mbyllet ngushtica e Dardaneleve për shkak të zjarreve në Turqi

Për shkak të një zjarri në një pyll në zonën e qytetit të Kepezës, ndërpritet përkohësisht qarkullimi i anijeve përmes ngushticës së Dardanelit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.Trafiku i anijeve, siç specifikohet, është pezulluar në drejtimin jug-veri.

Dardanelet është një ngushticë detare në Turqinë veriperëndimore, që lidh detin Egje me atë Marmara. vNgushtica është 61 kilometra e gjatë dhe vetëm 1.2 deri në 6 kilometra e gjerë, me një thellësi mesatare prej 55 metrash (thellësia maksimale është 81 m).

Uji rrjedh në të dy drejtimet përgjatë këtij kalimi detar: nga deti Marmara drejt detit Egje nëpërmjet rrymës sipërfaqësore dhe në drejtim të kundërt nëpërmjet rrymës nënujore, të thellë. Ashtu si Bosfori në veri, Dardanelet e ndajnë Evropën nga Azia./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...