24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Mbyllet për 120 ditë një segment i autostradës “Ibrahim Rugova”

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se një segment i autostradës “Ibrahim Rugova” do të mbyllet për 120 ditë.

Bëhet fjalë për segmentin R7, drejtimi Prishtinë- Mitrovicë.

“Ju njoftojmë se përmes një vendimi të nënshkruar nga zëvendësministri I Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të nënshkruar sot, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në autostradaën “Ibrahim Rugova” , në segmentin e saj R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë, sipas hartës ( segmenti mbi zonën industriale të Fushë Kosovës), që nga data 09.06.2025 deri në njoftimin e radhës (120 ditë kalendarike).”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas këtij njoftimi, vendimi hynë në fuqi sot-ditën e nënshkrimit.

Po ashtu bëhet e ditu se punimet në këtë segment do të zhvillohen pas pranimit të një kërkese nga Carabinieri KFOR MSU, të cilët kanë kërkuar devijimin dhe mbylljen e këtij segmenti të kësaj autostrade me qëllim të vendosjes së barrierave akustike .

“Punimet në fjalë do të kryhen nga ana e kompanive “MAK CONTRUZIONI”srl dhe “VIA “SH.P.K. Këto kompani do të ndërmarrin të gjitha veprimet për vendosjen e sinjalizimit, të nevojshëm sipas planit të menaxhimit të trafikut për mbylljen dhe devijimin e qarkullimit rrugor duke bashkëpunuar me Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve –MMPHI, dhe Policinë e Kosovës për të krijuar kushte të sigurta për pjesëmarrësit në trafik.”, thuhet tutje në njoftim.

Trafiku do të zhvillohet bazuar në planin e caktuar nga KFOR-i. Ministria lut të gjithë qytetarët për kujdes dhe mirëkuptim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...