Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Etihad’.
Golin e epërsisë mysafirët e gjetën në minutën e 14-të përmes Mohamed Salah i cili me ndihmën e një devijimi nga Nathan Ake realizoi për 1-0.
Me të pësuar golin City nisi të marrë iniciativën duke dominuar në posedim të topit, por jo edhe duke arritur që të krijojë raste të pastra shënimi.
Në fakt ata e gjetën golin në minutën e 31-të përmes Omar Marmoush por që u anulua për pozicion jashtë loje. /Njeshi/
Edhe tek goli i dytë i Liverpoolit gisht patën dyshja Szoboszlai-Salah, por kësaj radhe ishte egjiptiani që asistoi për hungarezin për rezultatin 2-0.
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i vendasve në pjesën e dytë, por do të jetë tejet e vështirë që të përmbyset kjo epërsi e mysafirëve.
Në rast fitoreje, Liverpooli do të rriste edhe më shumë gjasat që të shpallet kampion i Ligës Premier në fund të sezonit, sidomos duke marrë parasysh humbjen e Arsenalit ndaj West Hamit në shtëpi. /Njeshi/