15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

MBYLLET PROTESTA NË TIRANË! BASHA: RAMA ËSHTË KUFOMË POLITIKE!

Fjalimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pasua me intonimin e himnit kombëtar opozita mbylli protestën e sotme në Tiranë.

Protestuesit u tërhoqën nga Kuvendi i Shqipërisë, kryeministria dhe selia e Partisë Demokratike.

Në këtë protestë, fillimisht opozita marshoi tri herë kryeministrinë dhe më pas iu drejtuan Parlamentit.

Pikërisht këtu, u tensionua situata, pasi gurëve, tymuesve dhe bojës që u hodh, policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Më pas, u përdorën edhe topat e ujit ndërkohë që policia apeloi që protestuesit të shpërndahen, ose do të ndërhyjnë me forcë.

Lulzim BashA e drejtoi turmën drejt selisë së partisë së tij dhe siç bën zakonisht, nga aty mbajti fjalim, ku paralajmëroi protesta në të gjithë vendin.

Ai tha se protestuesit e sotëm janë misionarë dhe viganë mbrojtës të lirisë dhe demokracisë, duke shtuar se brezat e sotëm dhe ata që vijnë iu kanë borxh këtyre protestuesve që kanë dalë sot në rrugë për të mbrojtur vendin.

Basha tha se dhuna e policisë tregon për panikën që e ka përfshirë kryeministrin Rama.

“Sot, më në panik se kurrë, kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve me të vetmin qëllim për t’i shpërndarë, trembur e larguar nga rruga e protestës”, deklaroi Basha. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...