3.8 C
Pec
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Mbyllet sot fushata informuese “PaViza”, dhurohen edhe udhëtime falas për në Vjenë

Këtë të premte do të mbahet ngjarja përmbyllëse e fushatës “PaViza”, e cila do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet nga ora 10:00 deri në 15:00.

Sipas organizatës qeveritare për Integrimin Evropian të Kosovës, kamioneta informuese do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Kamioneta jonë do të jetë në shërbimin tuaj për të ju informuar dhe mundësuar të bëheni pjesë e kuizit dhe të fitoni një udhëtim në Vjenë me datën 1 Janar 2024. Shorti i atyre që kanë qëlluar 5 pyetjet e sakta do të mbahet LIVE të hënën në emisionin e mëngjesit në RTK”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të lëvizin pa viza drejt zonës Schengen. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...