10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Mbyllet sot për qarkullim nga ora 15:00 rruga Prishtinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të bllokohet për qarkullim rruga Prishtinë-Pejë, në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: Nga ora 15:00 deri në ora 17:00.

Ndërprerja e obligueshme për të gjitha automjetet dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...