13.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës, Ballkani me epërsi të konsiderueshme ndaj ndjekësve

Më ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit që u mbyll pa gola është mbyllur edhe stinori vjeshtor.

Kjo ndeshje ishte shtyrë dhe i takonte xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.

Edhe përkundër barazimit dhe katër ndeshjeve radhazi pa fitore, Ballkani mbetet lider me 6 pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Llapi dhe Drita.

Pas 18 xhirove, Ballkani ka tubuar 40 pikë, duke marr 12 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.

Llapi dhe Drita kanë nga 34 pikë dhe kanë marr rezultate identike, nga 10 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje.

Duke parë këtë ecuri, duket se lufta për titull do të mbetet e hapur deri në fund, por me suharekasit që janë dukshëm të avantazhuar me 6 pikë epërsi dhe pa ndeshje evropiane në pranverë.

Lufta për vendin e katërtë

Malisheva që konsiderohet befasia e bukur e këtij kampionati, mban vendin e katërt me 29 pikë.

Në vendin e pestë është Prishtina, që është rekordmene e barazimeve, duke arritur 11 të tilla dhe duke tubuar 26 pikë.

Dukagjini ka 24 pikë dhe mban vendin e gjashtë, ndërsa Feronikeli është një vend mbi zonën play-off, me 21 pikë.

Mbijetesa

Në pozitën e play-offit është Gjilani që ka tubuar 18 pikë edhe pse e nisi më shumë vështirësi sezonin.

Fushë Kosova dhe Liria ishin skuadrat më të dobëta të kampionatit, duke u shkëputur nga pozitat që sigurojnë shpëtimin, pasi kanë vetëm nga 10, respektivisht 9 pikë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...