Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse ai është hedhur nga ura e Bahçallekut apo ka hyrë në lumë dhe është mbytur.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë dhënë versione kontradiktore.
Ndërkohë mbi urë është gjetur biçikleta dhe rrobat e tij, raporton “ora”.
Policia me FNSH po kërkojnë pasi ka sinjalizime që trupi ka dalë në një prej ishujve të vegjël ku bashkohet Buna me Drinin.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.