14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

McQueen dhe Balenciaga heqin gëzofin nga përdorimi

Alexander McQueen dhe Balenciaga i janë bashkuar listës së shtëpive të modës, të cilat kanë vendosur të mos e përdorin gëzofin.

Të dyja kompanitë janë pjesë e Kering Group, ndërsa vendimet i tyre i kanë publikuar në një mënyrë diskrete, përmes raporteve vjetore.

Dizajneri i Balenciaga, Demna Gvasalia, në koleksionet e tij nuk e përdor gëzofin që nga viti 2015, mirëpo kjo është hera e parë që kompania njofton publikisht lidhur me këtë.

Nga Kering kanë thënë se shumica e brendeve të tyre nuk e shfrytëzojnë gëzofin, duke përfshirë Gucci dhe Bottega Veneta.

Saint Laurent dhe Brioni janë të vetmet brende të Kering që akoma nuk kanë njoftuar lidhur me ndërprerjen e përdorimit të gëzofit.

Ky hap ndërlidhet me hulumtimin e shijes së blerësve dhe miratimin e praktikave të përgjegjshme shoqërore.

Edhe kompanitë tjera, si Prada, Versace, Armani, Burberry e Chanel, kanë vendosur për alternativa të tjera, në të cilat nuk do të zbatohen mizori ndaj kafshëve. Këtu nuk përfshihet vetëm gëzofi, por edhe lëkura (ekzotike), si edhe mëndafshi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...