10.2 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

MD-ja lidh bashkëpunim me Bashkësitë Fetare, kundër dhunës ndaj grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Bashkësitë Fetare, përmes së cilave janë pajtuar për realizimin e sesioneve informuese kundër dhunës për komunitetin fetar, dhe mobilizimin e liderëve në komunitet, si partner e bashkëpunëtorë në veprimet kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë myftiu Naim Tërnava nga Bashkësia Islame, Imir Gashi nga Kisha Protestante Ungjillore dhe Don Kolë Dedaj nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë.

“Sot, nënshkrova memorandume bashkëpunimi me Bashkësitë Fetare, përmes së cilave u pajtuam për realizimin e sesioneve informuese kundër dhunës për komunitetin fetar, dhe mobilizimin e liderëve në komunitet, si partner e bashkëpunëtorë në veprimet kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Sot dhe çdo ditë tjetër!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...