13.3 C
Pec
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Më 11 tetor komanda e KFOR-it kthehet tek italianët

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, që nga 11 tetori pritet të marr komandën e KFOR-it.

Përmes një njoftimi për media, KFOR-i bën të ditur se ceremonia e ndërrimit të komandës do të mbahet në Shtabin e këtij misioni në Prishtinë, në orën 11:00.

Kryesues i ngjarjes do të jetë admirali, Stuart B.Munsch, teksa gjeneralmajori i ushtrisë turke, Ozkan Ulutuas, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it Barduanit.

“Admirali Stuart B. Munsch Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli do të kryesojë ngjarjen. Gjeneralmajor i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani”, njofton KFOR./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...