Më 2 nëntor do të mbahet Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës.
Konventa do të mbahet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Konventa e PDK-së do të mbahet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka ftuar qytetarët t’i bashkohen konventës të shtunën, duke thënë se Hamza do ta rikthejë Kosovën në rrugën e duhur.
“Kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur. Garancia jonë dhe e juaja që ta realizojmë me sukses këtë mision, është njeriu i dëshmuar në kohë dhe përgjegjësi të ndryshme, e që kudo ka shkëlqyer me suksesin më të madh: Bedri Hamza. Prandaj, ejani që ta fillojmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.