Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë bënë të ditur se Ekipet e terrenit nga Sektori i Kanalizimit – Njësia Pejë, të mbështetur me mjete të rënda (cisterna) nga ITUZ-i dhe Njësitë Klinë e Istog, po realizojnë sot pastrimin dhe kontrollin total të sistemit të kanalizimit në qytetin e Pejës.
Aksioni pasohet, për sanimin e mbetjeve në sistem, pasojë e vëshimeve të së shtunës mbrëma.
Tutje kjo kompani njofton se bazuar në nevojat eventuale, teknika e KRU ‘Hidrodrini’ u është ofruar për mbështetje edhe autoriteteve komunale.
Komunikata e plotë:
‘KRU ‘Hidrodrini’-Pejë
Njësia Operative-Pejë
Katër cisterna po pastrojnë sot rrjetin e kanalizimit në Pejë
Aksion i përgjithshëm
Ekipet e terrenit nga Sektori i Kanalizimit – Njësia Pejë, të mbështetur me mjete të rënda (cisterna) nga ITUZ-i dhe Njësitë Klinë e Istog, po realizojnë sot pastrimin dhe kontrollin total të sistemit të kanalizimit në qytetin e Pejës.
Aksioni pasohet, për sanimin e mbetjeve në sistem, pasojë e vëshimeve të së shtunës mbrëma.
Bazuar në situatën, aksioni është i orjentuar në B.T. ‘Asllan çeshme’, B.T. ‘Fidanishte’ dhe B.T. ‘Xhemajl Kada’ si dhe në rrugët ‘Nëna Terezë’, ‘Emrush Miftari’, ‘Wesley Clarck’, ‘Çamëria’ e Ymer Basha’.
Sipas nevojave eventuale, teknika e KRU ‘Hidrodrini’ u është ofruar për mbështetje edhe autoriteteve komunale. Bashkë e tejkalojmë më lehtë!’ -thuhet në komunkatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/