21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Me 40 kg kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia e Livornos në Itali, pasi u kap me 40 kg kokainë në shtëpi.

Sipas raportimeve shqiptari ra në sy të agjentëve të policisë pasi u shfaq në mënyrë të dyshimtë. Policët e ndaluan 30-vjeçarin, i cili më pas pranoi se kishte një substancë të fshehur në shtëpinë e tij.

Brenda një valixheje u gjetën disa pako nga 1 kg me një peshë totale rreth 40 kilogramë. Sasia e madhe e gjetur e kokainës, vlera e së cilës me shumicë shkon rreth 1.5 milionë euro, do të lejonte, me shitjen me pakicë më pas disa milionë euro. 30-vjeçari pas arrestimit u dërgua në paraburgim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...