7 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Me fotografi nga fëmijëria, Dua Lipa uron të atin për ditëlindjen e 54-të

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen. Ish-vokalisti i grupit “ODA” ka lindur në vitin 1969 në Prishtinë dhe mbush plot 54 vjet.

Ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore që i ka bërë një dedikim në rrjete sociale duke publikuar disa fotografi të tyre të përbashkëta. Në mesin e tyre kanë qenë edhe disa momente të bukura nga fëmijëria, kur krijuesja e hitit “Levitating” ishte e vogël.

“Gëzuar ditëlindjen binjak”, ka qenë shkrimi që Lipa ka bërë krahas këtij postimi.

Ajo e ka dëshmuar shumë herë se ruan një raport të ngushtë me të atin, meqenëse e ndjek vazhdimisht në çdo koncert apo paraqitje publike.

Krahas Duas, Dukagjini dhe Anesa kanë bashkë dhe dy fëmijë të tjerë: Rinën dhe Gjinin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...