24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Me ftesë të Osmanit, në Kosovë arrin kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas

Me ftesë zyrtare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në vendin tonë ka mbërritur Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Lady Sandra Williams.

“Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas njoftimit, në orën 15:00, presidentja Osmani pret me ceremoni shtetërore, kreun e shtetit të Antigua dhe Barbuda, Guvernatorin e Përgjithshëm, Rodney Williams. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...