11.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

Me kamion tentoi të godasë veturën e policisë në Podujevë, i dyshuari arratiset

Një person me kamion ka tentuar të godasë veturën e Policisë në të cilën gjendeshin tre zyrtarë policorë, e më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:54, në Podujevë.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 19 radiolidhje dhe karikator i armës AK-47 me një fishekë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, me kamion, ka tentuar të godasë veturën e Policisë, në të cilën gjendeshin tre zyrtarë policorë, e më pas është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 19 radiolidhje, një karikator i armës AK-47 me një fishek”, thuhet në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...