14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Me mbjellje fidanësh në Pejë, Shoqata “Gjeravica” shënoi 22 Prillin – Ditën e Tokës

Me rastin e 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Shoqata Bjeshkatare “Gjeravica” ka organizuar aktivitet për mbjelljen e fidanëve në qytetin e Pejës dhe përgjatë Shtegut të Shëndetit.

Më shumë se 30 fidanë u mbollën nga rreth 40 vullnetarë, përfshirë edhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit, të cilët me energjinë dhe përkushtimin e tyre e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.

Përfaqësues të shoqatës theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit për ruajtjen e mjedisit dhe vlerësuan kontributin e të gjithë pjesëmarrësve.

“Çdo pemë e mbjellë sot është një premtim për një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme,” u shprehën organizatorët.

Aktiviteti u mbështet nga sponsorë lokalë dhe kontribues të ndryshëm që siguruan fidanët dhe logjistikën e nevojshme për realizimin e tij.

Kjo nismë vjen si pjesë e angazhimit të Shoqatës “Gjeravica” për ruajtjen e natyrës dhe promovimin e vlerave ekologjike në komunitet./Njeshi/

Gjuajtje me armë zjarri tek Stacioni i Autobusëve në Pejë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...