Më 20 prill 2025, në nder të Ditës së Tokës, Shoqata Bjeshkatare Gjeravica organizoi një aktivitet të veçantë për mbjelljen e pemëve në qytetin e Pejës dhe përgjatë Shtegut të Shëndetit.
Gjatë këtij aktiviteti u mbollën mbi 30 fidanë, me pjesëmarrjen e mbi 40 vullnetarëve të përkushtuar.
Shoqata falënderon nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që morën pjesë aktivisht në këtë ditë të gjelbër dhe frymëzuese.
Po ashtu falënderojnë të gjithë ata që kontribuan me fidanë, si dhe sponsorët që mundësuan mbështetjen logjistike të aktivitetit.
Porosia e këtij aktiviteti është “ Le ta ruajmë dhe gjelbërojmë natyrën – çdo pemë është një premtim për të ardhmen“/Njeshi/