22.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Me moton ‘Prej Shkollës n’punë’, në Pejë po zhvillohet “Java e Ditëve të Hapura”

Ka filluar  “Java e Ditëve të Hapura” e shkollave profesionale të Pejës, për nxënësit e klasëve të IX-ta.

‘Organizimi i përditshëm po realizohet edhe në qendër të qytetit, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Qendra për karrierë IAAP ‘Rifat Gjota’.

‘Ne si shkollë prezantuam drejtimet dhe profilet për t’u treguar nxënësve dhe prindërve se cilat janë mundësitë që i ofron shkolla jonë.’-thuhet në njoftimin e IAAP – “Rifat Gjota”- në  Pejë.

‘Shpresojmë që kjo ngjarje të jetë e suksesshme dhe të frymëzojë e motivojë më shumë nxënës për të zgjedhur shkollat profesionale si mundési të mirë për të vazhduar shkollimin dhe për t’u orientuar drejtë karrierës së tyre të ardhshme!’-thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe aktiviteti është vizituar edhe nga krerë komunal të Pejës, të prirë nga kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, Drejtori i Arsimit Naser Gega, Drejtoresha e Mirëqenies sociale Albulena Mujaj – Bajraktaraj dhe të tjerë.

‘Nga shkolla në punë!’ Ti mund të kesh profesionin e ëndërrave – bëhu pjesë e Arsimit Profesional! – është fushata që po ndodhë me shkas për të prezantuar tek nxënësit, rëndësinë e orjentimit profesional të mesëm, si orjentim me rëndësi jetësore për të ardhmen.

Programet e shkollave profesionale bëjnë ndryshimin në jetën e të rinjëve duke ngritur mirëbesimin dhe aftësitë në lidership, ku ata përdorin talentin e tyre unik.

Shkollat profesionale në komunën e Pejës – Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional ‘Rifat Gjota’, Shkolla e Mesme e Arteve Aplikative ‘Odhise Paskali’ dhe Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale ‘Ali Hadri’ si shkolla profesionale po shihen si hap drejt një punësimi të sigurt./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...