Pas ceremonisë funebër që u zhvillua dje, në mesditën e sotme me nderime nga Garda Amerikane, u përcollë për në banesën e fundit Fitim Nela, ushataraku i ushtrisë Amerikane.
Në ceremoni morën pjesë edhe qindra qytetarë amerikan dhe bashkëkombas të të ndjerit.
Fitim Nela humbi jetën në një ngjarje të rëndë të shtunën e 12 Prillit, kur nga një aksident me motoçikletë, u shpall i vdekur në vendngjarje.
I ndjeri, ishte ushtarak i dalluar në ushtrinë Amerikane, me bazë të Teksas, ndërsa ishte pjesë e shërbimeve elitare të forcave amerikane në Afganistan.
Për ngjarjen e rëndë aksidentale, ka njoftuar edhe shtypi amerikan, duke ju referuar Policisë së Beltonit.
‘Policia e Belton thotë se viktima e një aksidenti fatal me motoçikletë të shtunën është identifikuar si 25-vjeçari Fitim Nela nga Killeen.
Policia thotë se Nela vdiq në një aksident rreth orës 10:55 minuta të mëngjesit të së shtunës në FM 439 pranë rrugës Lake Park.
Oficerët thanë se përplasja ndodhi ndërsa një grup motoçikletash që udhëtonin së bashku ishin në drejtim të lindjes në FM 439. Policia tha se Neta humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe goditi pjesën e përparme të një Buick Sedan. Fitim Nela u shpall i vdekur në vendngjarje.
FM 439, e njohur edhe si Rruga e Liqenit, ishte e mbyllur deri pak para orës 16:00. pasi u krye hetimi.’-thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë së atjeshme.
‘Fitimi, ishte i rrallë, me veçanti e tiparet me të larta të një djali. Nuk kemi koment sepse jemi teje të prekur, ta shtanguar.’-kishte thënë në ‘RADIO 1’, me emocion e lot, xhaxhai i të ndjerit, këngëtari Kujtim Nela.
Ndërsa, familja Nela tashmë ka hapur dyert e mortit në SHBA dhe në Kosovë, Shoqata ‘PEJA’ në Nju Jork, bashkë me lajmin mortor ka publikuar edhe të dhënat e ceremonisë së funeralit, që do të zhvillohet në SHBA.
