15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Me nderime të larta varroset ish-eprori i UÇK-së, Agron Haradinaj

Më Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan me nderimet më të larta ushtarake dhe qytetare iu dha lamtumira e fundit, veteranit të luftës dhe eprorit të UÇK- së, Agron Haradinaj.

Agron Haradinaj ndërroi jetë  me 2 mars në një klinikë gjermane pas një sëmundjeje të rëndë.

Me 16 vjet Agroni u bë i burgosuri politik më moshën më të re në Evropë.

Ai ishte gjithmonë në shërbim të lirisë dhe shtetësisë së vendit.

Kontributi i Agronit në luftë ka qenë i jashtëzakonshëm, veçanërisht në planin e koordinimit të veprimeve lafarake midis UÇK-së dhe NATO-s.

Agroni ishte djali i mësuesit e atdhetarit të kombit Smajl Haradinaj e vëllai i Nasim Haradinajt që nuk u lejua nga Gjykata e Hagës të merr pjesë në ceremoninë e varrimit./Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...