18.5 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Me ndihmën e qenit kapen 60 kilogramë drogë në Kakavijë

Dy persona nga Fieri përfunduan në pranga pasi në automjetin e tyre u gjet drogë.

Por çfarë ndodhi?

Ata u kapën në doganën e Kakavijës. Shërbimet e policisë thonë se kaluan për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje makinën që drejtohej nga 44-vjeçari O.K.

Nga kontrolli i detajuar policia gjeti 63 kilogramë kanabis.

Policia thonë se në parafangot e makinës dhe në shasi ishin vendosur në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht, 60 pako drogë të mbështjella me natriban.

Për këtë arsye është vendosur në pranga shoferi 44 vjeçar por edhe një grua, po ashtu nga Fieri, që ishte si pasagjere në makinën në fjalë.

Policia thotë se ka sekuestruar tre celularë, makinën dhe 1890 euro. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...