6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Më në fund: “Kurrizi” ka gjasa të rregullohet sivjet (VIDEO)

Ndryshuan stinët, e edhe viti. Rrjedhjet brenda hapësirave në platosë së “Kurrizit”, të lagjes Dardania vazhduan, e kurrfarë intervenimi nuk ndodhi, ani se ishte premtuar.

Në janar të 2023-ës, komunarët thoshin për “Ju flet Prishtina” se të paktën rrjedhja e ujit do të sanohej përgjatë vitit. Por, tek në fillim të 2024 pritet të hapet thirrja për kompaninë që do t’i kryejë punimet për renovim, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Telashet e bizneseve që operojnë në këtë pjesë janë të njëjtat, e në mot me shi uji depërton brenda. Nuk janë vetëm këta që duan të rregullohet platoja, që në goxha përmasa është e xhamtë. Atë e duan edhe qytetarët.

Edhe tuneli s’është në gjendje më të mirë, ku mungon ndriçimi e kundërmon erë e rëndë.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Kryeqytet, Krenar Xhaferi, bëri të ditur se projekti i rregullimit përfshin renovimin e komplet pjesës nën “Kurriz”, nga “Ora” e deri në fund.

Ai pohoi se punimet fillojnë atëherë kur përzgjidhet kompania.

Plani për renovim ishte bërë më 2020 kur në kryeqytet qeveriste Shpend Ahmeti. Më 2021 ishte hapur thirrja në vlerë prej 40 mijë euro për kompaninë e cila do të kryente projektimin, se si do të dukej platoja, por se nuk kishe ofertues të përshtatshëm.

Operatori u përzgjodh në vjeshte të 2022, kurse tani pritet të zgjidhet ai që do të kryejë punimet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...