8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Me plotësim-ndryshime, Bordi drejtues aprovon të gjitha raportet e Menaxhmentit të ‘Hidrodrini’-t

Bordi drejtues i KRU ‘Hidrodrini’ ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës me një varg pikash për trajtim, diskutim e miratim.

Bëhet e ditur se të gjitha pikat e rendit të ditës në takim, janë aprovuar me plotësim-ndryshime.

‘Bordi i Drejtorëve, si organi më i lartë i Kompanisë, në takim, ka aprovuar me plotësim-ndryshime, rekomandimet e KA-së, Draft-Raportin Financiar – Janar 2024, Draftin TM4/23 dhe Draf-Raportin vjetor 2023.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Takimi i rregullt i Bordit të Drejtorëve

Bordi aprovon Rekomandimet e KA-së, Draft-Raportin Financiar – Janar 2024, Draft TM4/23 dhe Draft-Raportin vjetor 2023

Është zhvilluar Mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë dhe z. Dri Cena – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’.

Në takim kanë marrë pjesë edhe z. Besnik Zeqiraj – Zyrtar Kryesor Financiar i kompanisë dhe znj. Kreshnike Dreshaj – Sekretare e kompanisë.

Bordi i Drejtorëve, si organi më i lartë i Kompanisë, në takim, ka aprovuar me plotësim-ndryshime, rekomandimet e KA-së, Draft-Raportin Financiar – Janar 2024, Draftin TM4/23 dhe Draf-Raportin vjetor 2023.

Në takim janë shqyrtuar dhe elaboruar edhe çështje tjera të planeve 2024, e që të gjitha në interes të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...