Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkuar në Kuvend i veshur në një mënyrë të veçantë.
Deputeti demokrat kishte marrë me vete presh, patate, lakër dhe një lopatë, ndërsa për mediat, para se të hynte në seancë, u shpreh se ky pritet që të jetë një vit i vështirë për të ardhurat e bujqve.
“Nuk ka punëtorë për të kryer punën. Litri i vajit po bie dhe do të jetë i tmerrshëm ky vit për të ardhurat e bujqve”, tha ai. /Njeshi/