Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të pazakontë në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se nën presion psikik dhe me shantazhe është detyruar të marr kredi.
Rasti ka ndodhur në shkurt në Prishtinë.
“Prishtinë / 13.02.2025 – 15:42. Me 16.04.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti nën presion psikik dhe shantazhe e ka detyruar viktimën të marrë kredi bankare”, thuhet në raport.
Rasti nën hetime nga njësitë relevante. /Njeshi/