Me rastin e 26 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Milazim Mavraj, i njohur me nofkën “Çeçeni”, sot në një ceremoni përkujtimore është nderuar jeta dhe vepra e tij.
Nënkryetari i Komunës, Ali Nimanaj, në praninë e familjarëve të dëshmorit, zyrtarëve komunal, përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta dhe një numri të madh qytetarësh, ka bërë homazhe për nder të këtij heroi të kombit.
Milazim Mavraj, i cili ra heroikisht në rrasën e Koshares, është kujtuar si një simbol i sakrificës dhe guximit për liri. Me këtë rast, përkujtohet angazhimi dhe dëshira e tij për të luftuar për çlirimin e atdheut, një shembull i pashoq i përkushtimit dhe trimërisë.
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe të rënët për liri! Ky përkujtim ka theksuar edhe një herë sakrificën e jashtëzakonshme të atyre që dhanë jetën për të mundësuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën./Njeshi/