21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Më shumë se 1 milionë qytetarë të regjistruar, Kurti thotë se regjistrimi është vendimtar

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se janë më shumë se 1 milionë qytetarë të regjistruar.

“Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

“Falënderoj secilën dhe secilin regjistrues për dedikimin profesional që kanë shfaqur deri më tani. Ftoj qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për regjistrim”, ka shtuar ai.

Krejt në fund, Kurti ka shkruar se ky proces që ndodh çdo dhjetë vjet është vendimtar për planifikimin si shtet dhe progresin si shoqëri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...