21 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

“Me sy puthe kreshtat e majave e me plumba lirinë pikturove në trupa ujqësh”, Shukrije Ramadani me dedikim për Agim Ramadanin

Në 26 vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani i ka dedikuar disa vargje:

Gurëve e gurrave që nga ëndrrat i njihje u ngjite me dashuri! Në secilin lis nji ëndërr e vare, e shkurreve i fshehe kujtimet e buzëqeshjes që ta dridhnin zemrën!

Çdo mëngjes me copë dielli acarin shkrive e me hukamen e zemres mjegullnajën fshive nga ëndrrat që lindnin dritën!

Me sy puthe kreshtat e majave e me plumba lirinë pikturove në trupa ujqësh që coptonin veten mes presë së premtuar!

Duart më ngrinë bashkë me lulet e ruajtura për ty i miri im! Ti su ktheve shtigjeve ku të prisja, ike, fluturove në liri!

/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...