Kryeministri i vendit dhe kreu i VV-së Albin Kurti, oasi ka publikuar listën finale zgjedhore pas mesnatës, ka takuar në selinë e subjektit të tij, anëtaren më të re të ‘Vetëvendosje’-s, këngëtaren Edona llalloshi.
I përgjumur siç shihet në foto, Kurti ka shkruar për figuren e Llalloshit.
‘Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.
Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë!’-shkroi ai./Njeshi/