29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Mediat nuk u lejuan të përcjellin seancën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, reagon AGK: E dënojmë këtë vendim të këtij organi komunal

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës-AGK i ka reaguar Komunës së Mitrovicës Veriore pasi mediat nuk u lejuan të përcjellin punimet e seancës së Kuvendit.

Sipas reagimit të AGK-së bëhet e ditur se kolegë gazetarë të medieve në gjuhën shqipe dhe serbe janë larguar sot nga përcjellja e punimeve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore.

“Sipas raportimeve, deri tek largimi ka ardhur pasi një aktiviste politike ka dashur të flasë në seancë, dhe me përjashtimin e saj janë përjashtuar edhe gazetarët”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se AGK-ja e dënon këtë vendim të këtij organi komunal, i cili shkon në kundërshtim me transparencën që nevojitet për diskutime për tema me rëndësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë komunë.

“Kuvendi Komunal, kryesuesi dhe kryetari duhet të kujdesen që të krijojnë kushtet e nevojshme që mediet e interesuara të përcjellin punimet, të papenguar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...