0.5 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Mediat publikojnë një foto të mbërritjes së Assad dhe familjes së tij në Moskë

Mediat ruse kanë publikuar një foto të Bashar al Assad në Moskë, ku ai shihet se është bashkë me familjarët e tij. Kjo foto është publikuar në rrjet sociale.

Bashar Al Assad ka qenë prej më tepër se 24 vite president i Sirisë, ndërsa familjarë të tij kanë drejtuar vendin për më tepër se 50 vite.

Bashar al-Assad dhe familjes së tij, e cila ka mbërritur në Rusi, I është dhënë azil politik nga autoritetet ruse, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të dielën, duke cituar një burim të Kremlinit.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi një burim të paidentifikuar I cili tha: “Presidenti i Sirisë Assad ka mbërritur në Moskë. Rusia u ka dhënë atyre (atij dhe familjes së tij) azil për arsye humanitare.”

Sipas tij, “Rusia gjithmonë ka mbështetur kërkimin e një zgjidhjeje politike në zgjidhjen e krizës siriane”.

“Zyrtarët rusë janë në kontakt me përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane, udhëheqësit e të cilëve garantuan sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri”, theksoi një burim në Kremlin.

Ai shprehu shpresën për vazhdimin e dialogut politik në emër të interesave të popullit sirian dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Federatës Ruse dhe Sirisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...