27.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Mediat raportojnë se Jeton Berisha me dy djemtë e tij janë të plagosurit në Pejë, japin edhe emrin e të dyshimtit

Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte (e Mërkurë) në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Policia ka identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në rast dhe ka marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë së tij.

Sinjali ka mësuar se personi që është cak i hetimit është Agron Gashi, i cili nuk është gjetur në shtëpinë e tij me rastin e kontrollit.

Ai po dyshohet për plagosjen e tre personave, Jeton Berishës dhedy djemve të tij, Jetnisit dhe Jetartit.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...