Mediat serbe raportojnë se disa shqiptarë të armatosur kanë hyrë në mes të fshatit Rastelica në Kurshumli në orët e para të mëngjesit, raporton televizioni serb ‘Tv Prva’.
Një korrespodent i këtij televizioni ka thënë se ka dëgjuar edhe të shtëna armësh,prej të cilave kanë mbetur shumë shtëpi të fshatit të dëmtuara.
Përveç sulmit me armë zjarri, thuhet se ata edhe kanë grabitur banorët.
Siç shkruan B92, mediat serbe kanë raportuar për frikësimin e banorëve se nuk kanë mbrojtjen e duhur nga gjandarmëria serbe, dhe se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për kthimin e forcave të sigurisë.
]]>