23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly mund të jenë fejuar

Gjatë vitit që kemi lënë pas, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë çifti që bënë bujë të madhe në rrjet.

Pasi vendosën të dalin publikisht, tashmë duket se lidhja e tyre ka kaluar në tjetër nivel.

Së fundmi kanë filluar aludimet se dyshja janë fejuar, pas një imazhi të publikuar nga aktorja.

Fox në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë një fotografi, derisa shihet me një unazë të veçantë.

Kjo ka bërë që fansat të fillojnë spekulimet, pasi edhe shija për dizajnin e unazës përkon me atë të reperit.

Ani pse palët ende nuk janë deklaruar në media, lajmet për ta po qarkullojnë në masë të madhe.

Po ashtu thuhet se Megan tashmë e ka njoftuar Machine me fëmijët e saj, duke e konsideruar marrëdhënien me të serioze. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...