27.1 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Megjithatë, Lewandowskit nuk i shuhen shpresat për ‘Euro2024’

Katër ditë më parë, Milik la kampin polak pasi u lëndua, teksa përfaqësuesja e Polonisë mori goditjen e madhe mbrëmë.

Tri ditë para se të nis kampionati evropian ‘Euro 2024’, u lëndua sulmuesi Robert Lewandowski.

Polaku u lëndua në miqësoren me Turqinë, teksa u detyrua të largohet nga fusha e blertë vetëm 30 minuta pasi nisi loja.

Megjithatë, për Lewan duket se ka akoma shpresë për të luajtur në këtë kampionat.

Gazetari sportiv, Fabrizio Romano, ka deklaruar se Lewandowski ka pësuar një çarje të bicepsit femoris të muskulit.

Ai do të mungojë në ndeshjen e parë të Polonisë, por që ekipi mjekësor i bardh-e-kuqëve po bën të pamundurën që sulmuesi të kthehet në ndeshjen e dytë.

Ndeshjen hapëse të kampionatit, Polonia e ka më 16 qershor ndaj Holandës, ndërkaq të dytën e zhvillon me 21 qershor, kundër Austrisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...