-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Mehaj: Kosova e ka vendin në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë Kosova e ka vendin në NATO.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në vazhdimësi të takimeve në Forumin për Bashkëpunim të Evropës Qendrore në fushën e Mbrojtjes, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Mario Banoziq.

“Republika e Kosovës ka vendin në NATO, pranë aleatit tonë, Kroacisë! Miqësia me shtetin kroat daton qysh herët”.

“Si dy shtete që kemi një të kaluar të ngjashme, kuptojmë shumë mirë seriozitetin e situatës aktuale gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit të shteteve të Evropës në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor, aty ku vërehen haptazi tendencat e ndikimit rus, andaj edhe pjesë e diskutimit ishte bashkëpunimi ndërmjet ministrive të mbrojtjes dhe forcave të të dyja shteteve përmes nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes SOFA, që do thellonte dhe detajonte bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime, duke kontribuar kështu në ruajtjen e paqes në rajon por edhe më gjerë”.

“E kaluara është mësim që nuk përsëritet më, andaj qëllimet tona janë të qarta, e ardhmja jonë është pranë familjes së madhe të Bashkimit Evropian dhe aleancës së NATO-s. Në këtë rrugëtim kemi aleat Kroacinë, ashtu si edhe shumë shtete të tjera partnere që vlerësojnë pozicionimin proevropian të Republikës së Kosovës dhe të shtetasve tanë”, ka shkruar Mehaj /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...