16 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Mehaj në vizitë zyrtare në Bangladesh: Theksova raportet tona të pandashme me ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Bangladesh, është takuar me Tarique Ahmed Siddique, këshilltar për siguri i kryeministres së Bangladeshit.

Në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të vendeve, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes.

“Së bashku me z. Tarique u dakorduam që të fillojmë procesin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Tutje, Mehaj ka thënë se kanë ofruar ndihmë që të trajtojnë ushtrinë e Bangladeshit në fushën e dominimit, kërkim – shpëtimit dhe largimin e materieve të rrezikshme.

“Gjithashtu, ne kemi ofruar ndihmën tonë që të trajnojmë ushtrinë e Bangladeshit në fushën e deminimit, kërkim – shpëtimit, largimin e materieve të rrezikshme.  Theksuam raportet tona të pandashme me ShBA, dhe rëndësinë tonë jetike për të qenë në aleancë të përhershme me ShBA dhe NATO”, ka vijuar tutje ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...