19.7 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Mehaj: Tre ditë për aplikim si kadetë në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka lajmëruar edhe njëherë të gjithë të rinjt që kanë afat edhe tre ditë që të aplikojn si kadetë në FSK. Për të gjitha detajet dhe sqarimet e nevojshme linket për aplikim i gjeni në postimin më poshtë.

“Detyra, Nderi dhe Atdheu!” – shkruan Mehaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar të rinj e të reja të Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë që kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për aplikim si kadetë, prandaj ju inkurajoj të aplikoni. Sqarimet e nevojshme dhe linket për aplikim i gjeni të bashkëngjitura në postim.

Afati i konkurrimit në Konkursin e përzgjedhjes për kadetë do të jetë i hapur deri më 23.06.2022.

Aplikimi dhe njoftimi për kadet te FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimi për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.

Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjëve e të rejave për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Ju priftë e mbara dhe suksese në vendimin tuaj më të rëndësishëm në jetë!

Detyra, Nderi dhe Atdheu!

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...