7 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Mehaj viziton familjen e dëshmorit Imer Shala: Vepra e tij do të jetojë përgjithmonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot familjen e dëshmorit Imer Shala në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës.

Ai ka thënë se pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin ata që u flijuan për liri.

Mehaj çmoi lartë kontributin e dëshmorit Imer Shala, teksa tha se vepra e tijë dhe bashkëluftëtarëve të tijë do të jetojë përgjithmoë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në radhët e saj kishte vajzat dhe djemtë më të mirë, të cilët e donin jetën por më shumë se jetën e donin atdheun e lirë. Kështu i edukoi ata ky truall, ky vend i cili nuk duron shtypjen dhe të cilin me shekuj provuan ta përvetësojnë pushtuesit e armiqt, por që nuk ia arritën, fundin atyre ua tregoi UÇK-ja me luftëtarët e saj”, shkroi ai në Facebook/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...