20 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Mehmeti: Raporti i BQK-së i 2023 nuk do të ishte i tillë pa harruar menaxhimin tim si guvernator

Ish-guvernatori i i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se sukseset që ka arritur ky institucion bankar janë falë menaxhimit të viteve të kaluara dhe tre muajve të parë të 2023-së.

Mehmeti përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se rezultatet e BQK-së të vitit 2023, janë falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara

“Raporti vjetor i BQK-së për vitin 2023, flet për sistemin financiar në vend, rolin që BQK ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar dhe nuk do të ishte i tillë pa harruar menaxhimin tim si guvernator i BQK-së deri në 29 mars 2023. Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara duke përfshirë edhe tre muajt e parë të vitit 2023, e që për fat të keq menaxhmenti i tanishëm nuk dëshiron t’i përmend e arsyet i dijnë vetëm ata”, thotë ai.

Mes tjerash, ai ka shkruar se “rezultatet e kaluara nuk do të ishin aq mbresëlënëse pa shikuar rolin që ka pasur dhe luajtur BQK në menaxhimin e COVID-19, luftën në Ukrainë, si dhe efektin që kanë pasur dy këto probleme në sistemin financiar, në gjithë botën dhe në Kosovë”.

“Raporti flet për qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe për realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara në bazë të ligjit, por nuk duhet harruar edhe bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me akterë ndërkombëtarë si FMN, Banka Botërore, BE, SHBA, etj”.

Tutje, ai ka pohuar se është e rëndësishme që sukseset dhe arritjet që i ka lënë në BQK të jenë një ndihmë për sistemin financiar dhe bankar në vend edhe për të ardhmen.

“Përveçse mbajtja e qëndrueshmërisë financiare dhe bankare në Kosovë siguron stabilitet ekonomik dhe financiar të vendit, ajo gjithashtu ndihmon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë të vendit.

Një sistem financiar funksional dhe i sigurt lejon qytetarët dhe bizneset të kenë qasje të lehtë dhe të besueshme në shërbime financiare, duke kontribuar kështu në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin dhe kjo arrihet duke mos harruar të kaluarën dhe stabilitetin financiar në Kosovë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...