29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Melania Trump dominon skenën e modës dhe rrëmben duartrokitjet në premierën e “Les Misérables”

Ndërsa Donald Trump u përball me fishkëllima dhe reagime negative nga audienca, gruaja e tij mori komplimente të shumta. Fustani i zi elegant dhe këpucët “Louboutin” u vlerësuan si një sukses i vërtetë në aspektin stilistik

Presidenti Trump ndoqi për herë të parë një shfaqje që nga mandati i tij në Shtëpinë e Bardhë, dhe, nuk bëri shumë bujë. Duke qenë se komuniteti artistik dhe ai i industrisë së argëtimit në SHBA zakonisht ka qëndrime kritike ndaj tij, pak veta u habitën kur ai u prit me fishkëllima në Uashington. Megjithatë, pati edhe disa duartrokitje. Gruaja e tij, Melania, pa dyshim, doli më mirë. Nëse jo për ndonjë arsye tjetër, ajo meritoi duartrokitje në këmbë për një tjetër paraqitje spektakolare në aspektin e stilit.

Muzikali “Les Misérables” u shfaq premierë në “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Uashington. Ngjarja u shoqërua me tension, pasi disa aktorë kërcënuan të mos performonin nëse Trump do të ishte në audiencë. Pavarësisht kësaj, Donald dhe Melania Trump nuk e humbën rastin për të parë shfaqjen e bazuar në romanin e famshëm të Victor Hugo, dhe në fund, ansambli vendosi të dalë në skenë .

Që në hyrje të Qendrës, gazetarët e pyetën Trumpin se si do të reagonte nëse artistët do të vendosnin të bojkotonin shfaqjen. Ai u përgjigj shkurt: “Nuk më intereson”. Ironikisht, shfaqja e “Les Misérables” erdhi në një moment shumë të ndjeshëm për SHBA-në.

Siç dihet, fabula e muziklit zhvillohet në shekullin XIX dhe përshkruan një panoramë të gjerë të shoqërisë franceze pas Revolucionit dhe Luftërave Napoleonike. Kjo bëri që shumë komentues të krijonin paralele mes ngjarjeve të shfaqjes dhe situatës aktuale politike në SHBA.

Megjithatë, Melania Trump shkëlqeu. Dhe kjo, të themi të drejtën, nuk është aspak e vështirë për të. Si ajo, ashtu edhe bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur veshje shumë elegante, një detaj që, në rastin e Trump, ishte disi befasues pasi rrallëherë shihet.

Po ajo? Elegante, e përmbajtur dhe absolutisht e përkryer. Melania vështirë se gabon në stil. Ajo zgjodhi një fustan të zi pa mëngë, sofistikuar nga Bottega Veneta, i cili u kombinua në mënyrë të përkryer me një palë këpucë Christian Louboutin, modelin “Nappa Patent Veau Mirror Eclectica”, që bashkon nuancat e arit, argjendit dhe rozës së kuarcit.

Duke qenë se çdo paraqitje e saj vëzhgohet me vëmendje të madhe, këtë herë Melania u analizua nga koka te këmbët. Vështirë të thuhet nëse vëmendja ishte më shumë te fustani i mrekullueshëm apo te këpucët ikonike të “mbretit të këpucëve”.

Këpucët që Melania zgjedh për të dalë nga Shtëpia e Bardhë janë gjithmonë një temë diskutimi, dhe kur burri i saj u rizgjodh president, një nga pyetjet më të çuditshme që qarkulloi ishte: çfarë numri këpucësh vesh? Epo, duke marrë parasysh gjatësinë e saj prej 1.80 metra, numri 42.5 nuk duhet të habisë askënd. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...